Smajl Latifi: Faleminderit për përkrahjen historike dhe fitoren e thellë!

 
Kandidati i AAK-së për komunën e Rahovecit, Smajl Latifi, ka shpallur fitoren.
Latifi ka thënë se sot është konfirmuar se Rahoveci dëshiron të vazhdojë me përvojë, angazhim dhe lidership.
“Qytetarë të Rahovecit, fillimisht faleminderit për një proces të jashtëzakonshëm demokratik dhe kulturën e lartë qytetare të treguar në zgjedhje! Faleminderit edhe për përkrahjen historike dhe fitoren e thellë! Sot është konfirmuar se Rahoveci dëshiron të vazhdojë me përvojë, angazhim dhe lidership”, ka shkruar Lafiti në Facebook.
Sipas rezultateve të deritashme, Smajl Latifi ka 48,87 për qind të votave./21Media

Back to top button