Snoop Dogg dhe Dr. Dre në nëntor lansojnë albumin “Missionary”
Snoop Dogg ka zbuluar se do të bashkëpunojë sërish me Dr Dre.
Dyshja së shpejti do të publikojnë albumin e ri “Missionary”.
“Unë dhe Dre kemi punuar në një album dy muajt e fundit”, tha Snoop.
Reperi zbuloi se albumi do të publikohet në nëntor, megjithëse një datë e saktë nuk është bërë e ditur.
Puna e dyshes vjen 29 vjet pas bashkëpunimit të parë./21Media