“Sofra e Varrit” shpërblehet me çmimin “Best East Europe Short Film”

Filmi “Sofra e Varrit” ka fituar çmimin “Best East Europe Short Film” në kuadër të Festivalit Link International Film Festival, në Londër.
Ky nuk është çmimi i parë me të cilin “Sofra e Varrit” shpërblehet në arenën ndërkombëtare.

Më parë, filmi me regji të Mirak Zymberajt u shpërblye me tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”.
Çmimi “Filmi më i mirë i Festivalit – ‘Sofra e Varrit’.
Çmimin për aktorin më të mirë të Festivalit e fitoi aktori Mentor Zymberaj, dhe Drejtori i fotografisë – Bujar Zeqiri.
Filmi kosovar trajton temën e luftës 1999 në Kosovë./21Media

Back to top button