Fillojnë hetimet kundër Uber-it

Shkaku i përdorimit të softuerit sekret kanë nisur hetimet

Qeveria amerikane ka nisur hetimet kundër Uber për shkak të përdorimit të softuerit sekret, i cili i ka mundësuar punën kompanisë në rajonet në të cilat ai ishte i ndaluar ose i kufizuar, transmeton The Washington Post.

Ministria e Drejtësisë ka drejtuar goditjen më të re ndaj kompanisë, e cila është tronditur pas disa zbulimeve të pakëndshme dhe akuzës së Google për vjedhje të teknologjisë.

Gazeta amerikane shkruan se hetimet ndodhen në fazën e hershme, duke iu referuar burimeve të njohura me rastin. Programi i quajtur Greyball për herë të parë e ka zbuluar New York Times në mars dhe i mundëson disa keqpërdorime kompanisë, edhe pse aferat qysh më herët kishin nisur ta tronditin.

Back to top button