Sela lirohet nga spitali
Ziadin Sela sot ka dalë nga spitali i Tetovës, pas sulmeve të rënda fizike që pësoi natën e 27 prillit në kuvend
Mjekët kanë konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se është rikuperuar mjaftueshëm për tu liruar nga spitali. Lideri i LR-PDSH-së është pritur me duartrokitje para hyrjes së spitalit, ndërsa Sela përshëndeti qytetarët që iu gëzuan daljes së tij nga spitali.
Ziadin Sela ishte deputeti që pësoi lëndime më të rënda trupore nga të gjithë të pranishmit në kuvend, por ai tanimë ka arritur të tejkalojë dhimbjet nga lëndimet e marra. Agon Ferati nga LR-PDSH për TV21 njoftoi se Zijadin Sela do vazhdojë kurimin në shtëpi. Ndërsa sa i përket rikthimit të Selës në aktivitetet politike, ai tha se është pak herët për të dhënë një datë të sigurt.
“Normalisht edhe organizmi i tij dhe vullneti i tij ka qenë shumë i fuqishëm, prandaj edhe kishte një shërim që na befasoi të gjithve. Mirëpo normalisht do vazhdojë edhe trajitmi i tij në shtëpi, përhkak se do ti duhet një periudhë pak më e gjatë për të pushuar, pasi e dim që kishte lëndime shumë të rënda, sidomos goditjen në gjysën e kokës, por megjithatë kthimin e tij të plotë në politikë nuk mund ta parashohim”, tha Agon Ferati, raporton TV21./21Media