Sokol Cikalleshi rinovon kontratën me Konyaspor

Futbollisti shqiptar, Sokol Cikalleshi ka rinovuar kontratën me ekipin turk Konyspor.
Cikalleshi luan për Konyspor që nga viti 2020. Gjithashtu, Sokoli luan për Kombëtaren e Shqipërisë.
“Shume i lumtur per kontraten e re edhe per dy vite me #konyaspor Falenderime per presidentin, trajneret, ekipin dhe tifoze te Konyaspor per kete familje te madhe qe kemi krijuar! Falenderim per menaxherin tim @emregumusdograyan qe eshte gjithmone prane meje! Faleminderime per te gjithe ata tifoze kuqezi qe me kane mbeshtetur dhe suportuar ne dite te mira dhe te veshtira! Dhe ne fund por jo nga rendesia nje falenderim per familjen time te madhe qe jane dhe do mbeten motivimi im me i madh!”, ka shkruar Cikalleshi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)


Ai bëri debutimin e tij profesional në vitin 2007 si 17-vjeçar në klubin, Besa.
Ai ishte golashënuesi më i mirë i klubit gjatë sezonit 2014–15, duke shënuar 13 herë në të gjitha garat përpara se të bashkohej me klubin turk İstanbul Başakşehir për një tarifë prej 1.8 milionë euro në vitin 2015.
Cikalleshi u thirr për herë të parë në Kombëtaren e Shqipërisë nga Gianni De Biasi dhe debutoi më 31 maj 2014 kundër Rumanisë. Që nga debutimi i tij ai ka qenë anëtar i rregullt i kombëtares, ka bërë mbi 30 paraqitje që nga viti 2014 dhe ka shënuar 6 gola./21Media

Back to top button