SHBA konfirmon vrasjen e liderit të ISIS-it
Presidenti amerikan, Joe Biden tha të enjten se forcat amerikane vranë liderin e ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në një operacion në Sirinë veriperëndimore.
“Mbrëmë në drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane në veriperëndim të Sirisë ndërmorën me sukses një operacion kundër terrorizmit për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, tha Biden, transmeton rtv21.tv.
Mbrojtja Civile Siriane, reaguesit e parë të njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, tha se të paktën 13 njerëz vdiqën, duke përfshirë gjashtë fëmijë, në “granatimet dhe përleshjet” që pasuan bastisjen./21Media