Soltes: BE-ja të përmbushë premtimin për viza

“Topi tani është në anën e BE-së për të bërë atë që ka premtuar”

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka thënë se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai në një postim në Twitter shkruan se tash topi është në fushën e BE-së që të përmbushë premtimin.

“Kosova duhet të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e BE-së. BE-ja jo vetëm që mund të kërkojë prej tyre, por edhe t’i japë Kosovës diçka në kthim #Kosovo # RO2019EU @epc_eu”, shkruan Soltes.

Back to top button