Somalia demanton Vuçiqin për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pretendoi se nëntë shtete në mesin e tyre edhe Somalia kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga Ministria e Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
E ky pretendim po hidhet poshtë edhe nga vet ambasadori i Somalisë në Turqi, Jama Mohamed.
Ky i fundit përmes një postimi në “Twitter” njoftoi se është takuar me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenzi dhe tha se distuan për forcimin e raporteve bilaterale.
“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, shkroi ambasadori somalez, Jama Mohamed.
Vuçiq po vazhdon fushatën e tij duke përmendur shtetet që sipas tij po tërheqin njohjet e Kosovës, në këtë listë ai ka përfshirë edhe Burkina Faso, Gabon, Estëatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet./21Media
I am honored to receive HE @AgonVrenezi #Kosovo ambassador to #Türkiye.
We have a productive discussion in enhancing our bilateral relationship & exchanged information, views about the current issues in the region. pic.twitter.com/ht6NilngW0— Amb. Jama A Mohamed (@Jamaidid) January 10, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?