Sonte akrepat do të kthehen 60 minuta prapa

Gjatë natës, që përkon me të dielën e fundit të tetorit, akrepat do të kthehen pas 60 minuta.
Ndërrimi i orës do të ndodhë më 30 tetor në orën 2 të mëngjesit, kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.
Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës do të bëhet në mënyrë automatike.
Ndryshimi i orës në Evropë është vendosur si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Në vitin 2018 ka pasur diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian, me ç’rast, është lënë në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.

Back to top button