Sonte bëhet “21 Gradë” në RTV21

Sonte do të fillojë emisioni veror i Radiotelevizionit 21, “21 Gradë”.
Duke filluar nga sonte e për të vazhduar çdo natë, nga e hëna deri të shtunën në RTV21 do të fillojë emisioni veror “21 Gradë”.
Dy moderatorët e njohur dhe shumë të dashur, Lorik Bakija dhe Almedina Ismajli do të ju shoqërojnë me biseda dhe mysafirë të shumtë të fushave të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare.
Në emisionin “Bon Bon”, nikoqirët e “21 Gradë” shpalosën hollësi nga përmbajtja e emisionit dhe treguan se përse qytetarët nuk duhet ta ndërrojnë kanalin.
Loriku në emisionin “Bon Bon” tha se “21 Gradë” do të jetë i freskët, por ndonjëherë do të jetë edhe edhe më nxehtë se aq.
Ai u shpreh se prezenca e të ftuarve të ndryshëm, performancat muzikore që do të jenë live, qasja ndaj temave të caktuara do të bëjnë që edhe të ngriten temperaturat. “Do të jemi shumë të angazhuar që të mos i lëmë temperaturat e larta, t’i zbresim menjëherë në 21 Gradë se njerëzit kanë nevojë për freskinë”, tha Bakija.
Ndërsa, Almedina Ismajli, e cila për herë të parë do të prezantojë “21 Gradë” në RTV21, u shpreh se arsyeja kryesore që do të jetë freskët sivjet në “21 Gradë” është se ajo është pjesë e emisionit.
Ndër të tjera, ajo tha se kanë djemë e vajza që po punojnë për emisionin.
Emisioni “21 Gradë” do të transmetohet nga e hëna në të shtunën nga ora 21:30 deri në 23:00 në RTV21 në Kosovë dhe në TV21 në Maqedoninë e Veriut.
Mos harroni të shoqëroheni me Radiotelevizionin 21 dhe me emisionin “21 Gradë”, që edhe këtë verë të freskojë mbrëmjet tuaja./21Media

Back to top button