Sonte finalja e Ligës Unike

Dy skuadrat kosovare, Golden Eagle Ylli dhe Peja arritën në finale të “Final Four” të Ligës Unike, në edicionin e parë të këtij lloji të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Në këtë finale do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Peja, në sfidën e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:30.
Skuadra nga Suhareka erdhi në finale pasi e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Teutën me rezultat 84-82, kurse Peja triumfoi ndaj Prizrenit 16 me rezultat 98-94,
Para finales, duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, me ç’rast do të ballafaqohen Teuta me Prizrenin 16.

Back to top button