Sonte jepet “Aroma e Hënës” në Teatrin Kombëtar

Sonte( 14 dhjetor), me fillim nga ora 20:00 do të jepet repriza e shfaqjes “Aroma e Hënës”.
Drama “Aroma e Hënës”, me tre akte dhe epilog, pjesa e fundit e trilogjisë “Hëna prej letre” e autorit Mehmet Kraja.
Dramë provokative e ditëve tona, filozofike dhe surealiste e cila ngre teza të fuqishme ekzistenciale, social-politike e politiko-mediale.
“Kraja na përballë me pikëpyetje ekzistenciale të së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes (e cila nuk ka ardhur ende por me gjasë do t’i ndryshojë disa gjëra), duke i ballafaquar personazhet në raporte sa sociale aq edhe filozofike. Perceptimi i të shkuarës shpresëmadhe luftës, dhe pas lufte… kush jemi ne…, ku jemi… a ka ardhur liria…, demokracia në këtë vend çfarë është, dhe në fund, a jemi të lumtur?! Apo, Liria është një shpikje e pamundur!”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button