Kapet drogë në vlerë prej 300 mijë eurove

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë ditës së sotme në një aksion anti-drogë janë kapur 100 kilogramë marihuanë në vlerë prej 300 mijë eurove, përcjell TV21.
Nga MPB shtojnë se për rastin në fjalë është arrestuar një 37-vjeçar nga Ohri, i cili ka tentuar të fut drogën nga Shqipëria.
“Gjegjësisht, Z.S. duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Ohrit, ka shkuar në fshatin Lubanishtë të Ohrit, me qëllim që të kryejë bartje të paautorizuar të drogës dhe në afërsi të vendit të quajtur “Ushine” nga disa shtetas të Shqipërisë ka marrë pesë çanta prej pëlhure të mbushura me marihuanë në pako të ndryshme, në sasi prej rreth 100 kilogramë”, shtojnë nga MPB./TV21

Back to top button