Sonte jepet “Gënjeshtër pas gënjeshtre” në Teatrin e Gjilanit

Sonte(21 tetor) do të jepet shfaqja “Gënjeshter pas gënjeshtre” në Teatrin e Gjilanit.
Shfaqja nisë me fillim nga ora 20:00.
“Gënjeshtër pas gënjeshtre” është me regji të Sevdije Ajetit.
“Dy policë, në prag krishtlindjesh, kanë një detyrë të fundit për të përmbushur, para se të mbarojnë ndërrimin e tyre të punës. Ata duhet tu japin lajmin një çiftit të moshuar, që vajza e tyre ka pësuar aksident në trafik. Si ta gjejnë guximin? Çka nëse tronditja është e tepërt për ta e sidomos në prag të festave? Ndoshta do të jenë më të lumtur duke mos e ditur! Mungesa e guximit së dy policëve për të dhënë një lajm të tillë krijon një zingjir’ keqkuptimesh, që në momente të papritura e situata komike, krijon gënjeshtër pas gënjeshtre. E gjitha, vetëm e vetëm për të mos u prishur lumturinë”, përshkruhet shfaqja.
Në shfaqje luajnë Artan Selimi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Mejreme Berisha, Naser Zymberi, Ali Demi, Fitore Jashari e Safete Mustafa-Baftiu.
“Gënjeshtër pas gënjeshtre” u dha edhe mbrëmë në Gjilan./21Media

Back to top button