Të martën nisë Kosovo Theatre Showcase

Të martën(25 tetor) nisë edicioni i 5-të i Kosovo Theatre Showcase.
Në këtë edicion, do të prezantohen shfaqje të prodhuara në Kosovë.
Shfaqja “Babai dhe babai” hap këtë edicion të 5-të, ndërkaq më 26 tetor jepet shfaqja “The Handke Project”.
Programi i Kosovo Theatre Shoëcase mbyllet më 30 tetor.
Programi 2022-ës do të mbledh dhjetë performanca të cilat do të jepen në hapësirat e teatrove dhe në hapësira tjera kulturore.
Që nga viti 2018, Showcase e Teatrit të Kosovës ka bashkuar programues, kritikë, gazetarë dhe profesionistë të tjerë të teatrit nga e gjithë bota për të parë një përzgjedhje të produksioneve më të fundit nga teatrot në Kosovë dhe rajon./21Media

Back to top button