Sonte jepet “Jerusalem” në Teatrin ‘Bekim Fehmiu’

Sonte(e martë) me fillim nga ora 19:00, do të jepet shfaqja “Jerusalem”.
“Qyteti i Flintokut po zgjerohet. Në zonën e gjelbërt të qytetit po planifikohen ndërtime të reja nga këshilli komunal, pikërisht në pyllin ku Gjon “Gjel” Bajroni ka krijuar parajsën e adoleshentëve të shfrenuar. Kampingut të “Gjelit” po i mbaron koha!”, thuhet në njofitm.
Me regji të Butrint Pashës, reprizën e “Jerusalem” do të keni mundësi ta ndiqni në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Luajnë: Ernest Malazogu Tristan Halilaj Liridona Shehu Alban Morina Hajat Toçilla Xhevdet Doda Edona Sopaj Alban Çela Valmira Hoti Alban Krasniqi Zanë N. Duraku./21Media
Back to top button