Abelard Tahiri: Kurti nuk interesohet për shtëpinë e vet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se Qeveria Kurti ka stagnuar në ballafaqimin me krizën energjetike. Prandaj, sipas tij kjo krizë dhe të ftohtit nuk mund të presin strategjinë e kësaj qeverie.
Ai fjalimin e tij e nisi duke shprehur falënderim për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për gatishmërinë që shfaqi për të ndihmuar qytetarët e Kosovës që në prag të festave të kenë energji elektrike.
Ndërsa, e ka konsideruar si të papranueshme mos prezencën e kryeministrit Albin Kurti në seancën ku po diskutohet për krizën energjetike në Kosovë. Sipas tij Kurti shihet vetëm me postime në rrjete sociale duke u munduar të gjej fajtor.

Pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum që ta votoj vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë pasi vetëm 55 deputetë kanë marrë pjesë në votim, Tahiri u shpreh se është veprim i pafalshëm./21Media

Back to top button