Sonte jepet “Muslimani” në TKK
Sonte(21 mars) jepet shfaqja premierë “Muslimani” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Muslimani” me autorësi dhe regji të Enver Petrovcit nis në orën 20:00. Repriza e shfaqjes jepet më 22 mars.
“ÇFARË MË INSPIROI PËR DRAMËN “MUSLIMANI”? Rastësisht isha pjesëmarrës në një dasëm në Ulqin ku martoheshin një shqiptare muslimane me një malazias ortodoks. Pronari i hotelit që ishte shqiptar më tha: “Neve shqiptarëve katolikë dhe muslimanë nuk na duket e pazakontë të martohemi me malazias ortodoks, por shqiptarët muslimanë dhe katolikë nuk martohen në mes vete gati kurrë”, ka thënë aktori Enver Petrovci.
Në këtë shfaqje luajnë Enver Petrovci dhe Vlora Nikçi./21Media