Mancini: Dua të fitoj Botërorin, nuk ka vend për eksperimente
Më 24 mars Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, takim që do të luhet në Palermo, dhe është e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.
Në një konferecë për shtyp trajneri roberto Mancini, ku ka treguar për gjendjen e lojtarëve dhe cili është synimi i Italisë.
“Jam mundur të marr ata që janë më të dobishëm për ne. Nuk kemi shumë hapësira për të provuar gjëra të reja. Baza është ajo e lojtarëve që ishin në kampionatin europian, veç Bernardeschi që nuk ishte mirë, ose ndonjë lojtar tjetër për shkak se nuk marr dot 40 lojtarë.Mora Joao Pedro sepse mund të bëjë edhe sulmuesin e dytë edhe të krahut. Do të bëjmë disa vlerësime. Nuk e marrim si të kaluar ndeshjen e parë. Nuk do të jetë e thjeshtë. Pastaj nëse kalojmë janë edhe katër ditë të tjera”, ka thënë ai.
Ai tutje ai ka shtuar se qëllimi i tyre është të fitojnë kupën e Botës.
Ne duhet të fillojmë të luajmë si gjithmonë. Ajo që arritëm nuk erdhi rastësi. Në sulm kemi marrë sulmues të ndryshëm për këto ndeshje. Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Botës dhe për t’ia dalë duhet të fitojmë këto dy ndeshje. Ne duam të shkojmë në Kupën e Botës për ta fituar atë”./21Media