Sonte luhet Anglia-Bregu i Fildishtë

Miqësorja mes Anglisë dhe Bregut të Fildishtë sot është një mundësi tjetër për Gareth Southgate që të eksperimentojë me fomacionin e tij dhe të rregullojë taktikat para Kupës së Botë 2022 në Katar.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45.
Anglia hun në lojë pasi mposhti Zvicrën për 2-1 në Wembley të shtunën.
“Ne do të bëjmë ndryshime. Mendojmë që është gjëja e duhur për ta bërë. Duam ta mbajmë të gjithë skuadren e përfshirë. Lojtarët që hyjnë performojnë mirë në nivel dhe skuadra ecën përpara”, ka thënë Southgate.
Të premten Anglia do të zbulojë se më kë do të përballe në Botërorin e këtij viti. Para kësaj, South gate dhe lojtarët e tij i pret një mbrëmje e rëndësishme, ndoshta një mundësi për të treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë në Katar 2022./21Media 

Back to top button