Sonte nata e dytë e Eurovision-it, Shqipëria e 11-ta në renditje

 

Sonte mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”, në Roterdam, Holandë.

Në natën e dytë gjysmëfinale do të interpretojnë dy shqiptarë. Anxhela Peristerin e përfaqëson Shqipërinë, ndërsa Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), Zvicrën.

Kjo është renditja e shteteve që do të garojnë sonte:

1. San Marino / Senhit – Adrenalina
2. Estonia / Uku Suviste – The Lucky One
3. Republika Çeke / Benny Cristo – omaga
4. Greqia / Stefania – Last Dance
5. Austria / Vincent Bueno – Amen
6. Polonia / RAFAŁ – The Ride
7. Moldavia / Natalia Gordienko – SUGAR
8. Islanda / Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ – 10 Years
9. Serbia / Hurricane – Loco Loco
10. Gjeorgjia / Tornike Kipiani – You
11. Shqipëria / Anxhela Peristeri – Karma
12. Portugalia / The Black Mamba – Love Is On My Side
13. Bullgaria / Victoria – Growing Up is Getting Old
14. Finlanda / Blind Channel – Dark Side
15. Letonia / Samanta Tīna – The Moon is Rising
16. Zvicra / Gjon’s Tears – Tout l’Univers
17. Danimarka / Fyr og Flamme – Øve Os På Hinanden.

Dhjetë shtetet e gjysmëfinales së parë që arritën të kualifikohen për në finalen e “Eurovision 2021” që do të mbahet më 22 maj janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika e Ukraina./21Media

Back to top button