Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepet shfaqja “Vagon”
Sot(20 dhjetor), në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepet shfaqja mysafire “Vagon”.
“Vagon” është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë.
Vagon” përkon me dinjitetin e kultit të individit në relacione familjare. Në kuptimin filozofik ”Vagon” thërmon grimca atomi mbi kujtesën parasegjithash. Është dramë filozofike që rrugëton nëpër binarët e lidhjes familjare përkatësisht së popujve të rajonit ballkanik.
Shfaqja është format kontemporan, e shtruar mbi rrotat e vagonëve të zbrazur. Në domenin ideor, ngacmon drejtpërdrejtë nervat e njeriut të vetmuar në rrethana tranzicioni., është bërë e ditur nga faqja zyrtare.
Interpretojnë: Neritan Liçaj, Altea Alushi
Autor dhe regjisor: Naser Shatrolli
Asistente e regjisurës: Anxhela Gaxhazi
Kompozitor: Drinor Zymberi
Skenograf: Mentor Berisha
Kostumografe: Laedia Hajdari
Realizatorët e skenografisë: Ekrem Xhaka, Armend Hyseni
Kush do ta fitoj betejën e vagonit, e kuptoni të hënën në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës./21Media