Sonte nis edicioni i 14-të i “PriFest”, kushtuar Vjosa Berishës

Festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest” nis sonte edicionin e 14-të në Prishtinë.
Motoja e këtij edicioni të PriFest është “Për të”, në shenjë kujtimi dhe nderimi për producenten Vjosa Berisha, e cila vdiq në qershor. Edhe slogani i përvitshëm “Miqësi përgjithmonë” u zëvendësua me “Vjosa përgjithmonë”.
Drejtori i festivalit, Fatos Berisha, në intervistën për emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, ka thënë se përkundër vështirësive dhe hapësirës së madhe boshe që ka lënë Vjosa, në anën tjetër ajo ka kryer shumë punë për festivalin deri në ditët e fundit të jetës së saj.
“Nuk ka qenë e lehtë për neve, për gjithë stafin e PriFest-it, por disi u shtrënguam e u mobilizuam…”, ka thënë Fatos Berisha.
Ai tutje ka shtuar se ceremonia e hapjes së festivalit do të jetë më ndryshe se çdo vit tjetër./21Media

Back to top button