Sot 18 vjet Shqipëria iu bashkua OBT-së
Prej 18 vjetësh ajo është anëtare e OBT -së dhe aplikon regjimin e OBT-së mbi procedurën e licencimit të importit
Më 8 shtator të vitit 2000 zyrtarisht Shqipëria i ishte bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë. Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Kurse, Kosova ende nuk është anëtarësuar në këtë organizatë.
Tregtia e jashtme ishte liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë.
Prej 18 vjetësh ajo është anëtare e OBT -së dhe aplikon regjimin e OBT-së mbi procedurën e licencimit të importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe procesit të vazhdueshëm të përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standardet e sistemit të BE-së, importi dhe eksporti i mallrave, si rregull i përgjithshëm nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë.
Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë mund të vendosin kuota ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me licencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope, ilaçet etj.
Shqipëria është angazhuar të liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proces të uljes së tarifave- zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standardet Sanitare dhe Fitosanitare (SPS);-Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së;- Shqipëria është anëtar e OBPI-së (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë.
Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e Pronësisë Intelektuale.
Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH-së dhe disa produkteve si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize.