Sot afati i fundit për të aplikuar për 100 euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.
Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro.
Ministria tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve.
Aplikimin për mbështetje mund ta bëni KËTU.
Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022./21Media

Back to top button