Sot arrin një grup i ri i afganëve në Shkup

Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup sot do të arrijnë qytetarë nga Afganistani, informuan nga Qeveria.
Siç u theksua nga Qeveria, nuk priten deklarata të zyrtarëve qeveritarë pas mbërritjes.
Grupi i parë prej 149 afganëve mbërriti në Maqedoninë e Veriut më 31 gusht, përfshirë gra dhe fëmijë. Këta janë afganë që kanë punuar për organizatat ndërkombëtare dhe familjet e tyre, shkruan TV21./21Media

Back to top button