Sot bëhet hapja e parkingut nëntokësor në Prishtinë

Vend për 700 vetura, dyqane, galeri e amfiteatër

Komuna e Prishtinës sot do të bëj hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor te Fakulteti i Filologjisë.
Çmimet në parking variojnë nga 1 euro për një orë, 8 euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë.
Ani se shumë qytetarë u shprehën të pakënaqur me çmimet e prezantuara, Komuna e Prishtinës ka thënë se ky parking është i ndërtuar në bazë të partneritetit publiko-privat dhe se përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut.
Do të ketë galeri të hapur, amfiteatër, kthina të vogla për shërbime komunale, 500 metra katrorë hapësirë komerciale që do të vendoset në katin zero.
Në total do të jenë 700 vendparkime, 600 standarde, 41 parkingje dhe mundësi për karikim të veturave elektronike, 26 për motoçikleta, 33 për persona me nevoja të veçanta. Hapësira do të jetë me ujitje automatike./21Media

Back to top button