Sot bëhet promovimi i librit të Arif Muharremit
Sot (13 dhjetor) do të bëhet promovimi i librit “OH!” të Arif Muharremit, në Kino Armata.
“OH!” është krijesë letrare që ka lindë natën nga zbavitjet e kllapisë, krejtësisht e paplanifikume, në hijeshinë që mundet me e zje vetëm një spontanitet i lodhun i një hapsine pa puls, që përpiqet me ngre kryet përpjetë brenda një vorbulle oh! sa përmbytëse paradoksesh, aty ku njerëzit pshtojnë veç tuj u mahitë me fatin në sytë e të cilit vizatohet jeta e tyne. “OH!” është kanga e përpjekjeve me ikë nga ky sallon ondulimi”, u bë e ditur në njoftim.
Botimi i “OH!” u botua nga kolektivi alternativ Defy Them dhe u mbështet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës./21Media