Sot borë dhe ftohtë

 

Sipas Instutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të jetë mot  me borë dhe i ftohtë.

Vranësirat pritet që të jenë jostabile edhe të enjten, ku po ashtu  do të ketë reshje shiu e bore në viset e ulëta, kurse në të lartat vetëm borë. Të enjten pritet të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius./21Media

Back to top button