Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

KQZ mban mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’i certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se në orën 13:00 do të mbahet një konferencë për media. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës për Certifikimin e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor 2017”, ka thënë Elezi.

Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve koalicioni PAN ka marr 34 përqind të votave, Vetëvendosje 27 përqind ndërsa LAA 25 përqind.

Certifikimi i rezultateve i hap rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit./21Media

Back to top button