Sot dalin para Gjykatës 3 të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot do të mbahet seanca dëgjimore për tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Tringa Zhuti, e cila informoi se seanca degjimore për caktim të paraburgimit do të mbahet në orën 16:00.
Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, mbrëmë ka konfirmuar se pas një hetimi intensiv mbi dy javë kanë arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Deçan.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi në Gllogjan kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës./21Media

Back to top button