Gjendet i vdekur një 53 vjeçar, dyshohet të jetë asfiksuar nga gazi i gjeneratorit

Një 53-vjeçar sot u gjet i vdekur në garazhin e banesës së tij, në fshatin Progër, Devoll. Dyshohet se shtetasi i identifikuar si A.G vdiq nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.
“Më datë 12.12.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm.”, informoi policia.
Raportohet se ai kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke bërë punime në shtëpi për vendosjen e kaldajave pasi do të festonte me familjen për festat e fundvitit, shkruan oranews
Dj, për shkak të mungesës së energjisë ai ka hapur gjeneratorin dhe është asfiksuar. Fqinji i tij e ka lajmëruar policinë pasi në mëngjes ka gjetur derën e garazhdit të mbyllur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button