Sot diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu, ndërsa nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button