Ushtria ukrainase thotë se Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e plotë të lindjes

Ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse po kryejnë “aksione agresive” për të vendosur kontroll të plotë mbi rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, shkruan BBC, në një përditësim në ditën e 55-të të luftës.
Forcat ruse vazhdojnë lëvizjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë nga rajonet qendrore dhe lindore të Rusisë.
Trupat ruse vazhdojnë të bllokojnë pjesërisht qytetin Kharkiv në verilindje të Ukrainës.
Fokusi kryesor i ushtrisë ruse është të thyejë mbrojtjen e ushtrisë ukrainase në rajonin e Luhansk dhe Donetsk, si dhe të vendosë kontrollin e plotë mbi qytetin port jugor të Mariupol.
Rusia vazhdon të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulmet ajrore dhe kryerjen e zbulimit ajror në Ukrainë.
Brigada e veçantë e 810 detare e Marinës së Detit të Zi humbi 158 ushtarë, me rreth 500 të plagosur dhe 70 të zhdukur.
Trupat ukrainase kanë shkatërruar 10 tanke, 18 njësi të blinduar dhe tetë njësi pajisje automobilistike në 24 orët e fundit.
Forcat ajrore të Ukrainës goditën shtatë objektiva – një avion, katër UAV dhe dy raketa me krahë të hënën.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./21Media

Back to top button