Sot diell, nesër shi e stuhi

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me reshje lokale në disa zona.
Të premten do të ketë mot më stabil derisa në fundjavë rikthehet shiu si dhe do të ketë shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit./21Media

Back to top button