Haxhiu për transferimin e kosovarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë: Nuk mund të them se pres përgjigje

Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhen kthyer Republikës së Kosovës për t’u gjykuar drejtë dhe në mënyrë të paanshme, thuhet ndër të tjera në një letër që Minstrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ia ka adresuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë nga e cila ende nuk ka marrë përgjigje.

Pak ditë pas dorëzimit të kërkesës për transferim të kosovarëve, ministrja Haxhiu i tha RTV21 se nuk pret përgjigje pozitive, marr parasysh mosgatishmërinë e Serbisë për bashkëpunim juridik.

“Jo ende s’kam marrë përgjigje natyrisht që sfidë e kemi bashkëpunimin juridik me Serbinë në secilin rast Serbia nuk bashkëpunon pra as nuk i dorëzon kriminelet të cilët kërkon nga rk përfshirë ata për krime të luftës përfshira ata të Banjskën e kryeterroristin Radoiciq por padrejtësisht mbanë në burgje qytetarët tanë mbi pretendimet kinse të kryera gjatë luftës. Në letrën time kam theksuar se është e rëndësishme që ata të transferohen në Kosovë dhe të trajtohen nga institucionet tona Natyrisht që duke pas parasyshë përvojat jo të mira që kemi me Serbinë nuk mund të them se pres përgjigje”, tha Haxhiu.

Prej katër vitesh Nezir Mehmetaj, po mbahet në paraburgim në Serbi nën dyshimet për krime lufte bashkë me tre qytetarë të tjerë: Hasan Dakaj, Sadik Durakun, dhe Tefik Mustafën të cilët u arrestuan gjatë këtij viti.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se të katër kosovarët mund të mbahen në burgje të Serbisë edhe për shumë vite duke shtuar se letra e ministres Haxhiu nuk mund të ketë ndonjë ndikim për transferim të tyre në Kosovë.

“Këtë e shoh më shumë si një veprim politik të ministres për t’u pastruar para publikut, familjarëve që gjoja jemi duke bërë diçka por në realitet, në praktikë nuk mund të ketë asnjë ndikim të vetëm sepse Serbia këta persona i ka arrestuar për dyshime për krime lufte dhe dihet qartë që Serbia nuk ka ndonjë vullnet politik që këta persona t’i trajtojë në mënyrë të drejtë, barbart dhe t’ju ofrojë garancionet për një gjykim të drejtë në shtetin e tyre. Ata mund të mbahen atje derisa të përfundojë gjykimi. vlejnë parimet e njëjta të kodit të procedurës penale edhe ndaj të njëjtëve nëse nuk u zhvillohet një proces gjyqësor shpejtë mund të mbahen me vite në paraburgim”, tha Miftaraj.

Për arrestimet e kosovarëve nga Serbia pati reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit që i bëri thirrje institucioneve të Serbisë, për një proces ligjor të drejtë dhe transparent në përputhje me sundimin e ligjit. Por Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë një deklaratë.

“Këtë e kemi ngritur edhe para partnerëve ndërkombëtarë duke pasur rëndësinë që të njëjtit duhet t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë ajo t’i transferojë qytetarët që po mbahen e atje por edhe t’i dorëzoj krimet e luftës edhe ata të sulmeve”, tha Haxhiu.

“Sikur Kosova do të kishte një raport të duhur me partneret ndërkombëtarë siç e ka pasur në vitet e kaluara presioni ndërkombëtare do të ishte shumë shumë më i madh sesa që është aktualisht fatkeqësisht reagimet vijën vetëm nga qeveria e ShBA por nuk shihet ndonjë reagim nga be apo shtete anëtare të BE-së dhe këtë e ka shfrytëzuar në maksimum qeveria në Beograd duke diskriminuar maltretuar qytetarët e RKS-së duke i arrestuar mbi dyshime te pabazuara”, tha Miftaraj.

Autoritetit Kosovare kanë akuzuar Serbinë për arrestime arbitrare, të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës. Institucionet serbe ndërkaq nuk janë prononcuar për media për këto arrestime.RTV21/21

Back to top button