Sot e nesër jepet shfaqja “Lela&Co”
Sot dhe nesër, përkatësisht 21 dhe 22 dhjetor me fillim nga ora 20:00 jepet shfaqja “Lela&Co” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Lela&Co” është e bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është e konceptuar dhe e zhvilluar me Desara Bosnia & 1989 Productions
“Bazuar në një histori të vërtetë, e konceptuar dhe e zhvilluar me Desara Bosnja’në dhe ‘1989 Productions’ Lela & Co. është një histori, në qaste tepër qesharake por edhe tërheqëse për guximin dhe këmbënguljen e grave në zonat e konfliktit”, thuhet në njoftim.
Cordelia Lynn, autorja, shkruan për përplasjen e rrethanave të tmerrshme dhe një frymë vibrante njerëzore. Në esencë është një thirrje universale për të vetëdijësuar masat dhe për të ndihmuar në ndaljen e trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo është pikërisht ajo që komunikon shfaqja me regji nga Eki Rrahmani.
Në këtë shfaqje luajnë: Gentë Retkoceri dhe Kushtrim Sheremeti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?