Sot feston ditëlindjen e 35-të, Elvana Gjata ndihet falënderuese
Këngëtarja Elvana Gjata sot feston ditëlindjen, ajo ka mbushur 35 vite jetë.
Në ditën e saj të veçantë, këngëtarja mori urime të shumta nga më të dashurit dhe fansat.
Elvana në një postim që ka bërë sot në Instagram, ka thënë se ndihet falënderuese.
View this post on Instagram
E rritur në Tiranë, Gjata njihet për vokalin e saj dhe krijimtarinë artistike ndër vite. I ka sjellë artit shumëçka, projekte muzikore të cilat pavarësisht kohës kur janë publikuar, vazhdojnë të dëgjohen. Ka publikuar bashkëpunime me artistë të ndryshëm vendor e të huaj./21Media
