Sot fillon Evropiani U20, spektakël hendbolli

12 ekipe kombëtare prej sot e deri më 21 korrik do të garojnë në Kampionatin Evropian për hendbollistët deri në 20 vjet, që mbahet në Prishtinë.

Ekipet kombëtare janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe. Pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës ka pasur fazë të suksesshme përgatitore dhe me optimizëm e pret ndeshjen e parë.

Ndeshjet e së shtunës janë: Turqia – Belgjika (12:15), Gjeorgjia – Estonia (14:30), Sllovakia – Britania e Madhe (16:45), Kosova – Bullgaria (19:15).

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se para ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë është ceremonia hapëse e Evropianit./21Media

Back to top button