Vdiq një 2-vjeçar në QKUK, Policia nis hetimet

Një djalë 2- vjeçar ka vdekur deri sa ishte duke u trajtuar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës u është liruar familjarëve.
“HETIM MBI VDEKJEN Fsh. Balaj, Ferizaj 11.07.2024-17:00. Është raportuar se në QKUK viktima mashkull kosovar, i moshës dy vjeçare, i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media