Sot fillon “Java e Bibliotekës në Kosovë”
Sot fillon Java e Bibliotekës në Kosovë. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” për të 19-tën herë me radhë organizon veprimtarinë kulturore Java e Bibliotekës.
Përveç aktiviteteve kulturore e bibliotekare, organizohen edhe sesione shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi etj.
Tema bosht e këtij edicioni është “Dokumentimi i kulturës së emigracionit: koleksionet e shtypura dhe digjitale”.
Java e Bibliotekës në Kosovë organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./21Media