Krerët shtetërorë në nderim të Nënës Terezë, kërkojnë të ndiqet shembulli i saj

Në 25-vjetorin e vdekjes së humanistes së shquar shqiptare, krerët e shtetit kanë bërë homazhe tek te shtatorja e Nënë Terezë, në Prishtinë, ku kërkuan që të ndiqet shembulli i saj.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Shën Tereza la shembullin e saj që duhet ndjekur gjeneratat që vinë.
Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca tha se Shën Tereza është shembulli më i sigurt i devocionit. Ai po ashtu tha se ajo ka qenë gjithmonë afër popullit dhe kur ka qenë nevoja, ajo gjithmonë e ka ngritur çështjen e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Nën Tereza u bë nëna e gjithë botës, derisa shtoi se në këtë mënyrë ajo afirmoi edhe kombin shqiptar.
Institucionet e vendit, sot kanë organizuar një serë aktivitetesh për ta kujtuar vdekjen e saj.

Back to top button