Sot fillon regjistrimi i diasporës për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka filluar regjistrimin e aplikimeve për gjithë votuesit jashtë Kosovës që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për portalin rtv21.tv ka thënë se afati për aplikim përmbyllet më 18 gusht 2021.
“Gjatë kësaj periudhe 40 ditore, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, ka thënë Elezi.
Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së (www.kqz-ks.org) në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës.
Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021./21Media

Back to top button