Arrestohet një burrë pasi rrahu gruan

Policia sot ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë nga Ferizaj pasi që më 31.05.2021, e kishte rrahur bashkëshorten, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.
”Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,me datën 31.05.2021,kishte trajtuar një rast dhunë në familje. Në lidhje me këtë, kishte intervistuar viktimën me inicialet M.F (F/SH/SH) 33 vjeçare , ngaqë bashkëshorti i sajë, me inicialet R.GJ (M/SH/K) 38 vjeçar, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin mes vete”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndërkaq, pas raportimit të rastit në polici nga bashkëshortja e të pandehurit, ky i fundit ishte arratisur dhe më 8 korrik në mbrëmje ishte ndaluar nga policia në kalimin kufitar në Vërmicë.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin për dhunë në familje dhe me vendim të Prokurorit, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./21Media

Back to top button