Sot fillon shpërndarja e shujtave të ngrohta ushqimore në Prishtinë

Ushqimi do të shpërndahet në dy pika

Komuna e Prishtinës prej sot fillon me shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë. Siç bëhet e ditur në një njoftim nga komuna, ushqimi do të shpërndahet në dy pika, në ora 12:00 në Tophane dhe Aktash.

“Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në fund u bëhet thirrje që të gjithë përfituesve të shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend./21Media

Back to top button