Sot “Fol mos u tut”

Sot do të mbahet aksioni  protestues i gazetarëve “Fol mos u tut”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Fol mos u tut” është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.

Back to top button