Sot hapet panairi veror në Deçan

Promovimi i produkteve vendore

Sot në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2019’’ në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, do të bëhet hapja e panairit veror në qendër të qytetit.

Panairi do të hapet në ora 16:00 në sheshin “Mentor Tolaj”.

Hapjen e panairit do ta bëjë Ramosaj, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, përfaqësues nga Komunat Plavës dhe Gucisë, zyrtarë institucionalë, deputetë, etj.

Ky panair tashmë tradicional organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të Ditëve të Diasporës. Panairi ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave të tjera.

Back to top button