Sot hapet sezoni i ri i Ligës së Kombeve

Sonte nga ora 18:00, takimi mes Kombëtares së Polonisë dhe Uellsit do të jetë ndeshja hapëse e sezonit të ri të Ligës së Kombeve.
Të dy kombëtaret janë pozicionuar në Grupin A4, grup ky në të cilin gjenden edhe Holanda dhe Belgjika.
Në këtë ndeshje, Polonia do të rikthehet nga fitorja 2:0 kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit “Katar 2022”, kurse Uellsi në miqësoren kundër Çekisë barazoi me rezultat 1:1.
Po ashtu, Uellsi do ta përdorë ndeshjen e sotme si përgatitje për finalen e madhe të playoff-it për në Botëror, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet të dielën kundër fituesit mes Skocisë e Ukrainës.
Në edicionin e kaluar, Polonia ka përfunduar e treta në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve, me Italinë dhe Holandën që janë pozicionuar në vendin e parë, respektivisht të dytë.
Në anën tjetër, Uellsi ka përfunduar në krye të Grupit 4 të Ligës B në sezonin e fundit të Ligës së Kombeve të UEFA-s, duke marrë 16 pikë nga gjashtë ndeshjet e tyre kundër Finlandës, Republikës së Irlandës dhe Bullgarisë, të cilat i kanë parë ata të ngjiteshin në Grupin A.
Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Polonia (4-1-4-1): Szczesny; Cash, Glik, Bednarek, Bereszynski; Bielik; Zielinski, Goralski, Krychowiak, Szymanski; Lewandowski
Uellsi (3-4-1-2): Hennessy; Ampadu, Rodon, Davies; Roberts, Allen, Ramsey, N Williams; H Wilson; James, Bale

Back to top button