Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Maqedoninë e Veriut

Nga sot, në Maqedoninë e Veriut do të hyjnë në fuqi masat e reja restriktive kundër virusit Covid-19.
Me këto masa, futet vërtetimi i detyrueshëm për imunizimin e kryer, më së paku të një doze apo vërtetim se kemi kaluar Covid-19 brenda 45 ditësh, me shërbime radar të detyrueshme për shkak të kontrollit të dëshmisë së treguar për vaksinim gjatë hyrjes në çfarëdolloj objekti në të hapur, përfshirë edhe në objektet hotelerike ku janë të pranishëm më shumë se 30 persona, për çfarëdolloj gazmendi (kremtim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive) në të hapur. Masa ka të bëjë për personat e moshës mbi 18 vjeç.
Të gjitha objektet hotelerike të regjistruara për gazmende mund të punojnë në të mbyllur, vetëm me respektimin e masave Kovid-19, duke plotësuar 40% të kapacitetit dhe më së shumti 250 klientë.
Për klubet e natës mbetet ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit. Lejohet të punojë në pjesën e hapur (veranda) me 50 të kapacitetit të hapësirës dhe me numër të kufizuar të klientëve më së shumti me 1.000 klientë.
Prej 16 gushtit tërësisht ndalohet puna dhe organizimi i i çfarëdolloj ngjarjeje në të mbyllur në objekte hotelerike (edhe në kafene), përfshirë edhe kremtime në objektet hotelerike të regjistruara për gazmende apo lloje të tjera të objektet të llojit të mbyllur./TV21

Back to top button